Lajme

Nga korniza ligjore te praktika gjyqësore: Si i është përgjigjur Kosova çështjes së femicidit?

15 mars 2024

Lajme

Nga korniza ligjore te praktika gjyqësore: Si i është përgjigjur Kosova çështjes së femicidit?

15 mars 2024

Nga viti 2018 deri në vitin 2022, në Kosovë janë kryer njëzet femicide dhe katër tentim-femicide dhe pothuajse në të gjitha rastet, viktimat janë vrarë nga bashkëshortët e tyre, thuhet në raportin “Femicidi në Republikën e Kosovës: Korniza ligjore dhe praktika gjyqësore (2018–2022)”.

Organizohet në Prishtinë konferenca për përmirësimin e përgjigjes gjyqësore ndaj dhunës ndaj grave

15 mars 2024

Lajme

Organizohet në Prishtinë konferenca për përmirësimin e përgjigjes gjyqësore ndaj dhunës ndaj grave

15 mars 2024

Mbi 100 përfaqësues të institucioneve kyçe gjyqësore, përfshirë gjykatat, prokuroritë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe përfaqësues të autoriteteve përkatëse qeveritare, organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe shoqërisë civile, u mblodhën sot në Prishtinë me rastin e konferencës “Zbatimi i Konventës së Stambollit përmes praktikës gjyqësore: Dialogu gjyqësor për një përgjigje gjyqësore efektive”.

Hapet në Beograd forumi më i madh rajonal gjyqësor mbi barazinë gjinore

2 qershor 2023

Lajme

Hapet në Beograd forumi më i madh rajonal gjyqësor mbi barazinë gjinore

2 qershor 2023

Mbi 100 aktorë kryesorë gjyqësorë nga rajoni dhe më gjerë, duke përfshirë presidentin dhe gjyqtarët e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kryetarët dhe gjyqtarët e institucioneve gjyqësore rajonale dhe të institucioneve të tjera shtetërore, akademikë dhe organizata joqeveritare, u mblodhën sot në Beograd për forumin e dytë rajonal gjyqësor “Barazia Gjinore dhe Ballkani Perëndimor” organizuar nga Qendra AIRE, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në bashkëpunim me Komisionerin për Mbrojtjen e Barazisë në Serbi dhe organizatën joqeveritare FemPlatz.

Avancimi i Drejtësisë dhe Fuqizimi i Grave — Intervistë me Ushtruesen e Detyrës së Presidentit të Gjykatës Supreme të Kosovës

26 maj 2023

News

Avancimi i Drejtësisë dhe Fuqizimi i Grave — Intervistë me Ushtruesen e Detyrës së Presidentit të Gjykatës Supreme të Kosovës

26 maj 2023

Me afrimin e Forumit të Dytë Gjyqësor për Barazinë Gjinore dhe Ballkanin Perëndimor, ne po shqyrtojmë masat e Kosovës në luftën kundër dhunës dhe diskriminimit me bazë gjinore. Në një intervistë me Mejreme Memajn, Ushtruese e Detyrës së Presidentes së Gjykatës Supreme të Kosovës dhe anëtare e Kampionëve Gjinorë në Rrjetin Gjyqësor (Rrjeti GCJ), ajo theksoi sfidat me të cilat përballet vendi dhe rëndësinë e institucioneve të drejtësisë për trajtimin…

Avancimi i Drejtësisë dhe Fuqizimi i Grave — mendimi i ekspertëve mbi dhunën me bazë gjinore dhe diskriminimin

26 maj 2023

News

Avancimi i Drejtësisë dhe Fuqizimi i Grave — mendimi i ekspertëve mbi dhunën me bazë gjinore dhe diskriminimin

26 maj 2023

Ndërsa kuadri ligjor në Shqipëri është gjithëpërfshirës dhe bashkëkohor, sfida për trajtimin e dhunës dhe diskriminimit me bazë gjinore lidhet me kuptimin dhe zbatimin efektiv të këtij kuadri ligjor. Në fakt, pavarësisht ekzistencës së ligjeve aktuale në Shqipëri që parashikojnë barazinë gjinore, barazia e plotë ekonomike, sociale dhe ligjore midis grave dhe burrave mbetet e paplotë për shkak të ndikimit mbizotërues të normave tradicionale dhe patriarkalizmit.

Organizatat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor do të monitorojnë çështjet gjyqësore të lidhura me femicidin dhe dhunën me bazë gjinore në vitin 2023

28 mars 2023

News

Qendra AIRE, FemPlatz, dhe pesë organizata partnere të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor, Qendra për të Drejtat e Njeriut në Demokraci nga Shqipëria, Qendra për të Drejtat e Grave nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për të Drejtat e Grave nga Mali i Zi, Rrjeti Kombëtar për t’i Dhënë Fund Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje nga Maqedonia e Veriut dhe Shoqata e Viktimologjisë e Serbisë, do të monitorojnë proceset gjyqësore në çështjet e femicideve, tentativës për femicide dhe formave të tjera të dhunës me bazë gjinore në vitin 2023.

Dita Ndërkombëtare e Grave Gjyqtare: Nga përfshirja tek drejtësia

10 mars 2023

News

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Rezolutën 75/274 më 28 prill 2021, në të cilën 10 marsi shpallet Dita Ndërkombëtare e Grave Gjyqtare, me qëllim të promovimit të pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të grave në të gjitha nivelet e gjyqësorit.

Dhuna me bazë gjinore kërkon përgjigje shumëplanëshe

8 mars 2023

News

Dita Ndërkombëtare e Gruas përkujtohet në mbarë botën duke njohur arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave, por edhe duke tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve të shumta me të cilat gratë ende përballen edhe sot e kësaj dite. Pabarazitë arsimore dhe ekonomike, seksizmi, mizogjinia, mungesa e aksesit në mundësi të barabarta, hendeku i pagave gjinore, varfëria dhe stigma e periodave, të drejtat riprodhuese, dhuna dhe abuzimi me bazë gjinore, …

Thirrje për organizatat e shoqërisë civile: për monitorimin e çështjeve gjyqësore të femicideve dhe dhunës me bazë gjinore

6 shkurt 2023

News

Qendra AIRE, në bashkëpunim me FemPlatz, fton organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të grave dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) të aplikojnë për grante për Monitorimin e Çështjeve Gjyqësore të Femicideve dhe Dhunës me Bazë Gjinore.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut: gjyqtarët në të gjithë rajonin bashkojnë forcat për të mbështetur barazinë gjinore

10 dhjetor 2022

News

Qendra AIRE e kujtoi Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut duke njohur publikun e gjerë me Gender Champions të krijuar së fundmi në Rrjetin Gjyqësor (Rrjeti GCJ), duke mbledhur së bashku gjyqtarë me emër nga i gjithë rajoni të angazhuar për forcimin e barazisë gjinore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është rrjeti i parë që mbledh së bashku profesionistët e drejtësisë në rajon për të promovuar barazinë gjinore.

Rrjeti i Kampionëve të Çështjeve Gjinore në Gjyqësor ngrihet në Sarajevë

12 korrik 2022

News

Me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Qendrën AIRE në korrik 2022, të gjitha qendrat e trajnimit gjyqësor në rajon iu bashkuan iniciativës për ngritjen e Rrjetit të Kampionëve të Çështjeve Gjinore në Gjyqësor. Kjo iniciativë u nis në fillim të prillit në Forumin Gjyqësor për Barazinë Gjinore në Budva, pjesëmarrësit e të cilit theksuan nevojën për një qasje të koordinuar në trajnimin e profesionistëve të drejtësisë në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor në lidhje me këtë çështje.

Forumi i Parë Rajonal i Barazisë Gjinore për Ballkanin Perëndimor mbledh ekspertët në Budva

1-2 prill 2022

News

Më 1 dhe 2 prill 2022, Qendra AIRE ftoi Forumin e parë Rajonal të Barazisë Gjinore për Ballkanin Perëndimor. Forumi u zhvillua në Budva (Mal i Zi) dhe bashkoi Kryetarin dhe Nën-Kryetarin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Komisioneren e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, gjyqtarë dhe ish-gjyqtarë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe përfaqësues nga tërë rajoni, përfshirë kryetarë dhe gjyqtarë të gjykatave supreme dhe kushtetuese, ombudspersona, përfaqësues të instituteve të trajnimit gjyqësor…

Në Sarajevë mbahet konferenca për parandalimin e femicidit

25 mars 2022

News

Në Sarajevë u zhvillua ngjarja “Luftimi i Femicidit në Bosnje dhe Hercegovinë – Standardet Ndërkombëtare dhe Praktika Gjyqësore e Gjykatave të Bosnje dhe Hercegovinës”, e organizuar nga Qendra AIRE në bashkëpunim me Gjykatën Supreme të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Gjykatën Supreme të Republika Srpska, dhe Gjykatën e Apelit të Rrethit Brcko të Bosnje dhe Hercegovinës.

Share This