Impakti

Dhuna e përhapur kundër grave, mbizotërimi i stereotipeve gjinore, nën-përfaqësimi i grave në politikë dhe në pozita të larta, dhe impakti i Covid-19 tek gratë të cilat ishin qysh përpara në kushtet e dizavantazhit social janë vetëm disa nga faktorët që e shtojnë urgjencën e marrjes së veprimeve për avancimin e pozicionit të grave në rajon.

Rrjeti GCJ ofron një qasje unike dhe inovative për trajtimin e pabarazisë gjinore dhe normave patriarkale të rajonit, duke filluar me ndryshimet në sistemin gjyqësor.

BASHKËPUNIMI RAJONAL
Aspekti rajonal i Rrjetit GCJ ka vlerë të veçantë duke pasur parasysh traditat e përbashkëta ligjore dhe shoqërore, historinë dhe doket e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Struktura e shtresëzuar e Rrjetit do të thotë që ne kemi mundësinë:

  • Të rrisim në maksimum hapësirat për bashkëpunim rajonal, të gjejmë ngjashmëritë mes juridiksioneve, të ndajmë praktikat dhe të përfitojmë nga mësimet e nxjerra gjatë përballjes me çështje të ngjashme; dhe
  • Të zhvillojmë aktivitete në nivel vendi të cilat janë të përshtatura sipas kushteve dhe kompleksiteteve të secilit juridiksion.
SHTRIRJA E EKSPERTIZËS DHE PERSPEKTIVAVE
Shtrirja e grupit më të gjerë të ekspertëve, hisedarëve dhe përkrahësve (patronëve) që punojnë bashkë me Rrjetin GCJ dhe e mbështesin atë do të thotë që jemi në një pozicion unik që:
  • Të realizojmë një gamë të gjerë trajnimesh, burimesh dhe ngjarjesh të informuara nga ekspertiza ndërkombëtare dhe rajonale në sferën ligjore; dhe
  • Të theksojmë perspektivat dhe rolin e hisedarëve të tjerë kyç në luftën për barazi gjinore, përfshirë për shembull policinë, prokurorinë, mediat, punonjësit socialë dhe, më së rëndësishmi, të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore dhe ato që kanë përjetuar diskriminim dhe stereotipet gjinore.
ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE PERSONAL
Ne e njohim faktin që vetëm trajnimet ligjore janë të pamjaftueshme për të avancuar barazinë gjinore në rajon, por është njëkohësisht jetike që të ndryshohet mënyra se si perceptohen rolet e grave dhe burrave në shoqëri.

Rrjeti GCJ ofron një qasje të dalluar tërësore në aktivitetet e tij. Përveç trajnimit të gjyqtarëve në lidhje me dispozitat ligjore për barazinë gjinore, ne fokusohemi në:

  • Zhvillimin profesional dhe personal të gjyqtareve në rajon, për shembull me anë të programeve të mentorimit; dhe
  • Trajtimin e njëanshmërisë gjinore dhe diskriminimit që mund të shfaqen në sallat e gjyqit në rajon, për shembull me anë të trajtimeve për vetëdijesimin gjinor.
Share This