MIRËSEVINI NË MESIN E KAMPIONËVE TË ÇËSHTJEVE GJINORE NË RRJETIN GJYQËSOR (RRJETI GCJ)
Ne japim kontributin tonë drejt arritjes së barazisë sipas ligjit mes grave dhe burrave në Ballkanin Perëndimor.

Vizioni ynë

Një botë ku gratë dhe burrat në Ballkanin Perëndimor gëzojnë barazi në ligj dhe në praktikë, ku stereotipet gjinore nuk ndikojnë në sjelljet dhe rezultatet e çështjeve ligjore, dhe ku çdo individ përfiton nga zbatimi efektiv i dispozitave kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare të barazisë gjinore.

Misioni ynë

Rrjeti GCJ përkrah dhe fuqizon gjyqtarët e gjyqtaret në tërë rajonin për të avancuar barazinë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në Ballkanin Perëndimor.

Siofra O’Leary

Kryetare e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Barazia gjinore është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për funksionimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, si dhe për respektimin e shtetit të së drejtës dhe promovimin e mirëqenies për të gjithë. Rrjeti GCJ është jashtëzakonisht relevant për rajonin tuaj dhe për Evropën në tërësi. Jam krenar që jam një prej patroneve të tij.

Robert Spano

Ish-Kryetar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Jam krenar që jam Kryetar i Bordit të Patronëve të Rrjetit GCJ. Diskriminimi i bazuar në gjini, në cilëndo formë, e veçanërisht kundër grave, duhet të luftohet me çdo kusht. Unë ia kam kushtuar karrierën time, përfshirë 9 vitet e fundit si Gjyqtar e më pas Kryetar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sigurimit të barazisë së burrave dhe grave si e drejtë themelore e njeriut. Gjyqtarët janë në vijën e parë të frontit në këtë betejë, sidomos në këtë rajon. Burrat dhe gratë duhet të luajnë rolin e vet me fuqi të barabartë. Mezi pres të luaj rolin tim dhe t’i jap Rrjetit mbështetjen time të plotë.

Dunja Mijatović

Komisionere e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut

Në kohë sfidash të mëdha, të cilat përkeqësojnë më tej dhunën e diskriminimin me të cilët përballen gratë dhe vajzat çdo ditë, Konventa e Stambollit mbetet fanari ynë që na prin drejt zhdukjes së kësaj dukurie, duke sfiduar sjelljet patriarkale që e mundësojnë atë, duke siguruar mbrojtje për viktimat dhe ndëshkim për kryesit, dhe duke rritur efektet vetëdijesuese tek gratë e vajzat në veçanti dhe brenda shoqërisë në tërësi.

Ivana Jelić

Gjyqtare e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Barazia gjinore është një vlerë e atillë që e vë theksin tek dinjiteti dhe integriteti njerëzor, si dhe tek tërësia e përbashkët e qenieve njerëzore. Qëllimi për përmbushjen e kësaj vlere na përfshin të gjithëve, pavarësisht nga seksi, vet-identifikimi apo përkatësitë. Të gjithë ne kemi rol për të luajtur në promovimin e barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës. Po gjyqtarët kanë rol vendimtar në mbrojtjen kundër diskriminimit të bazuar në gjini, dhunës dhe abuzimeve. Jam e nderuar që jam një prej patronëve të Rrjetit.

Ngjarjet

Forumi i dytë gjyqësor për Barazisë Gjinore dhe Ballkanin Perëndimor

2-3 qershor 2023
Vendi: Beograd, Serbi

Forumi i dytë gjyqësor për Barazinë Gjinore dhe Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Qendra AIRE me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, synon të trajtojë çështjen se si ….

Forumi i Parë i Barazisë Gjinore për Ballkanin Perëndimor

1-2 prill 2022
Vendi: Budva, Mali i Zi

Forumi i parë i quajtur “Forumi Rajonal për Barazinë Gjinore në Ballkanin Perëndimor” do të mbahet më 1 dhe 2 prill në Budva (Mal i Zi)…

Lufta kundër femicidit në Bosnje dhe Hercegovinë – standardet ndërkombëtare dhe jurisprudenca e gjykatave të BH

25 mars 2022
Vendi: Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë

Qendra AIRE, Gjykata Supreme e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Gjykata Supreme e Republika Srpska dhe Gjykata e Apelit e Qarkut Brčko të Bosnje dhe Hercegovinës, …

Lajme

Ftesë në Uebinarin “Nga heshtja në zgjidhje: Praktika gjyqësore në lidhje me ngacmimin e grave në vendin e punës”

4 qershor 2024

Qendra AIRE ju fton të merrni pjesë në uebinarin me titull “Nga heshtja në zgjidhje: Praktika gjyqësore në lidhje me ngacmimin e grave në vendin e punës”, një diskutim thelbësor rreth problemit të përhapur të ngacmimit që hasin gratë në vendin e punës…

Nga korniza ligjore te praktika gjyqësore: Si i është përgjigjur Kosova çështjes së femicidit?

15 mars 2024

Nga viti 2018 deri në vitin 2022, në Kosovë janë kryer njëzet femicide dhe katër tentim-femicide dhe pothuajse në të gjitha rastet, viktimat janë vrarë nga bashkëshortët e tyre, thuhet në raportin “Femicidi në Republikën…

Organizohet në Prishtinë konferenca për përmirësimin e përgjigjes gjyqësore ndaj dhunës ndaj grave

15 mars 2024

Mbi 100 përfaqësues të institucioneve kyçe gjyqësore, përfshirë gjykatat, prokuroritë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe përfaqësues të autoriteteve përkatëse qeveritare, organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe shoqërisë civile…

Video