Ftesë në Uebinarin “Nga heshtja në zgjidhje: Praktika gjyqësore në lidhje me ngacmimin e grave në vendin e punës”

4 qershor 2024

Qendra AIRE ju fton të merrni pjesë në uebinarin me titull “Nga heshtja në zgjidhje: Praktika gjyqësore në lidhje me ngacmimin e grave në vendin e punës”, një diskutim thelbësor rreth problemit të përhapur të ngacmimit që hasin gratë në vendin e punës. Jeni të ftuar t’i bashkangjiteni ligjëratës ku do të shtjellohet luftimi i ngacmimit në vendin e punës, përfshirë ngacmimin seksual, bullizimin dhe ngacmimet grupore.

Ky uebinar është konceptuar për gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë të fushës ligjore, si dhe për aktorët civilë, aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarët dhe studentët. Gjuhët e përdorura janë boshnjakisht/kroatisht/malazezisht/serbisht, me përkthim në shqip, anglisht dhe maqedonisht. Nuk kërkohet regjistrim paraprak.

Uebinari do të mbahet ditën e hënë 17 qershor 2024, nga ora 13:30 deri në ora 15:00, në platformën Zoom. Ju mund të bashkangjiteni në uebinar përmes kësaj vegze..

Qëllimi i këtij uebinari është të diskutohen format e ndryshme të ngacmimit dhe strategjitë efektive për ta luftuar atë. Që nga abuzimi fizik dhe verbal e deri tek kultura në vendin e punës që e mundëson një gjë të tillë, ligjërata do të trajtojë nuancat e dinamikave të ngacmimit dhe do të shqyrtojë reagimet e punëdhënësve, përfshirë edhe trajtimin e sinjalizuesve. Diskutimi do të përqendrohet tek vendimi historik i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në çështjen Špadijer k. Malit të Zi, duke nxjerrë mësime të rëndësishme në lidhje me trajtimin gjyqësor efektiv të ngacmimit. Uebinari po ashtu do të analizojë standarde të rëndësishme ligjore ndërkombëtare, përfshirë ato që janë vendosur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Më tej, do të ofrohen mënyra praktike për identifikimin, adresimin dhe parandalimin e ngacmimit në vendin e punës, duke theksuar rëndësinë e hetimeve të menjëhershme dhe mbështetjes për ankueset në mënyrë që të parandalohet viktimizimi i mëtejshëm.

Uebinari do të udhëhiqet nga ekspertet Ivana Jelić, Gjyqtare dhe Kryetare Seksioni në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Vanja Vujović, Gjyqtare në Gjykatën Themelore të Podgoricës, e emëruar në Kancelarinë e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe Mersudin Pružan, prokuror në Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Për më shumë informacione rreth Programit të Qendrës AIRE për Ballkanin Perëndimor,vizitoni uebfaqen zyrtare..

Share This