Burime dhe Publikime
PUBLIKIME
Femicidi në Republikën e Kosovës: Korniza ligjore dhe praktika gjyqësore (2018-2022)

-

Publikime

Femicidi në Republikën e Kosovës: Korniza ligjore dhe praktika gjyqësore (2018-2022)

Raporti “Femicidi në Republikën e Kosovës: Korniza ligjore dhe praktika gjyqësore (2018-2022)” është një eksplorim i thellë i femicidit në Kosovë, i cili mbulon kornizën ligjore, statistikat, si dhe praktikën gjyqësore të zhvilluar përgjatë rasteve studimore, dhe ofron gjetje dhe rekomandime me shumë rëndësi. Raporti paraqet një shikim të përgjithshëm mbi standardet ndërkombëtare dhe kornizat ligjore vendase, duke theksuar përmirësimet e kohëve të fundit si dhe mangësitë legjislative. Më tej, raporti përfshin informacione në lidhje me statistikat dhe të dhënat e mbledhura në rastet e dhunës shtëpiake dhe femicidit, si dhe të dhëna në lidhje me femicidet dhe femicidet në tentativë të gjykuara mes viteve 2018 dhe 2022 në Kosovë. Gjithashtu, raporti përfshin një analizë të detajuar të katër çështjeve të marra për studim, ku raste të veçanta femicidi prezantohen me një përmbledhje të shkurtër të çështjes, përfshirë personalitetin dhe sjelljen e kryesit, të dhëna mbi viktimën, dhe informacione rreth procedurës penale dhe dënimit. Gjetjet dhe rekomandimet kyçe jepen në fund të raportit për të adresuar problematikat e identifikuara dhe për të përmirësuar realizimin e drejtësisë për viktimat.

Viti i publikimit: 2024.

Shkarko:

AL
EN

(Gjuhët në dispozicion)

Udhëzime për Trajtimin e Çështjeve të Femicidit – Doracak për gjyqësorin

-

Publikime

Udhëzime për Trajtimin e Çështjeve të Femicidit – Doracak për gjyqësorin

Udhëzime për Trajtimin e Çështjeve të Femicidit – Doracak për gjyqësorin ka për qëllim përmirësimin dhe harmonizimin e praktikave gjyqësore në tërë rajonin. Ky doracak përmban informacione të vlefshme për kualifikimin e duhur të veprave penale, si dhe rekomandime për praktikat më të mira gjyqësore gjatë vlerësimit të rrethanave rënduese dhe lehtësuese. Më tej, aty ofrohen rekomandime në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të viktimave të femicidit në tentativë gjatë procedurave penale, në mënyrë të veçantë e drejta e tyre për t’u trajtuar me dinjitet dhe respekt, për të shmangur paragjykimet, për të mbrojtur identitetin dhe sigurinë e tyre, dhe e drejta për të kërkuar kompensim për dëme jomateriale që janë rezultat i krimit.

Viti i publikimit: 2023.

Shkarko:

AL
MK

(Gjuhët në dispozicion)

Përgjigja gjyqësore ndaj femicidit në Ballkanin Perëndimor: Kuadri ligjor dhe praktika gjyqësore

-

Publikime

Përgjigja gjyqësore ndaj femicidit në Ballkanin Perëndimor: Kuadri ligjor dhe praktika gjyqësore

Raporti rajonal mbi përgjigjen gjyqësore ndaj femicideve në Ballkanin Perëndimor është versioni i shkurtuar dhe i përshtatur i kërkimeve kombëtare mbi femicidin të kryer në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor gjatë tre viteve të fundit. Qëllimi kryesor i këtij raporti është të paraqesë, shumë shkurt, gjendjen aktuale të përgjigjes gjyqësore ndaj femicideve në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Një pasqyrë e shkurtër ligjore u mundëson lexuesve të njihen me legjislacionin përkatës kombëtar penal në lidhje me llojet e ndryshme të vrasjeve, sepse ky është legjislacioni që përdoret nga prokurorët dhe gjyqtarët kur bëhet fjalë për cilësimin e veprave penale. Për më tepër, dy raste studimore të përzgjedhura për secilin shtet japin një panoramë të shkurtër të proceseve gjyqësore dhe sanksioneve të vendosura ndaj autorëve të femicideve, ndërsa komentet e dhëna janë hartuar për të shërbyer si kujtesë se çfarë duhet bërë ndryshe për të siguruar përgjigjen e duhur të gjyqësorit ndaj femicidit. Në fund jepen disa rekomandime të rëndësishme, relevante dhe të zbatueshme për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, ndërsa rekomandimet më konkrete për secilin shtet jepen si pjesë e raporteve kombëtare.

Viti i publikimit: 2023

Shkarko:

AL
MK
EN

(Gjuhët në dispozicion)

Barazia Gjinore dhe Diskriminimi mbi Bazën e Seksit

-

Publikime

Barazia Gjinore dhe Diskriminimi mbi Bazën e Seksit

Ky udhërrëfyes ofron një shikim të përgjithshëm mbi parimet e barazisë gjinore dhe diskriminimin mbi bazën e seksit, ashtu siç është zhvilluar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Në Pjesën e Parë, autorët sjellin një sintezë të nivelit të lartë të jurisprudencës së Gjykatës në lidhje me çështjen e barazisë gjinore dhe diskriminimit mbi bazën e seksit. Sinteza është e ndarë në tema, përfshirë diskriminimin mbi bazën e seksit në lidhje me: dhunën e bazuar në gjini, respektimin e jetës private dhe familjare, punësimin, gratë rome, refugjatët dhe azilkërkuesit. Udhërrëfyesi mbulon stereotipet gjinore në vendimet gjyqësore dhe diskriminimin gjatë procedurave gjyqësore. Gjithashtu, ai diskuton bazat e ndërlidhura të diskriminimit, siç janë aftësitë e kufizuara, orientimi seksual, përkatësia etnike dhe të drejtat transgjinore, por vetëm deri në pikën ku këto çështje ndërthuren me diskriminimin kundër grave. Po ashtu, ky Udhërrëfyes përfshin një shikim të përgjithshëm mbi impaktin e pandemisë Covid-19 tek të drejtat e grave në Ballkanin Perëndimor. Pjesa e Dytë e Udhërrëfyesit jep një përmbledhje të çështjeve kryesore në jurisprudencën e Gjykatës që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor.

Viti i publikimit: 2023
Shkarko:
AL
EN
MK
(Gjuhët në dispozicion)
Analizë e Praktikës Gjyqësore të Femicidit dhe Femicidit në Tentative në Bosnje dhe Hercegovinë (2017 – 2021)

-

Publikime

Analizë e Praktikës Gjyqësore të Femicidit dhe Femicidit në Tentative në Bosnje dhe Hercegovinë (2017 – 2021)

Ky publikim prezanton një analizë të gjerë të kornizës ligjore që rregullon krimin e vrasjes në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe një analizë të praktikës ligjore që mbulon kualifikimin ligjor të veprave penale, karakteristikat fenomenologjike të krimeve të kryera, profilin e kryesit, profilin e viktimës, sanksionet penale, kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore, si dhe mënyrat e trajtimit të padive civile për dëmshpërblim. Në Pjesën e Dytë janë përzgjedhur pesë çështje për vrasje, vrasje në tentativë, vrasje e rënduar dhe dhunë shtëpiake që përfshin vrasjen, të cilat, sipas mendimit të hulumtuesve, ishin specifike për dukurinë e femicidit për nga lloji i veprës penale, metoda e kryerjes, mjeti i kryerjes, marrëdhënia mes viktimës dhe kryesit, prania e njëanshmërisë dhe stereotipeve gjinore, dhe diskriminimi gjinor. Në fund jepet një përmbledhje e gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore.

Viti i publikimit: 2022
Shkarko:
EN
(Gjuhët në dispozicion)
KURSET ONLINE
Trajnimi Online për Barazinë Gjinore

-

Kurse

Trajnimi Online për Barazinë Gjinore

Qendra AIRE ka krijuar një trajnim online për barazinë gjinore i cili ofrohet për profesionistët e drejtësisë me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Trajnimi online është në dispozicion të gjyqtarëve, prokurorëve, policëve, punonjësve socialë, studentëve të juridikut, anëtarëve të medias, dhe të gjithë individëve të interesuar.

Trajnimi është i gatshëm në të gjitha gjuhët e folura në Ballkanin Perëndimor. Informacione të mëtejshme rreth këtij trajnimi mund të gjeni në broshurat: Shqip, Boshnjakisht, Malazezisht, Maqedonisht, North Macedonia, Serbisht dhe Anglisht.

Vegza e kursit:
INSTRUMENTET LIGJORE NDËRKOMBËTARE
Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut

(KEDNj)

Legjislacioni

Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNj)

Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNj, formalisht Koventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore) është një konventë ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe liritë politike në Evropë. Konventa u hap për nënshkrime në Romë më 4 nëntor 1950 dhe hyri në fuqi më 3 shtator 1953. Ajo ishte instrumenti i parë që i dha efekt disa prej të drejtave në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe i bëri ato detyruese.

Shkarko:
AL
EN
MK
(Gjuhët në dispozicion)
Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunën shtëpiake

(Konventa e Stambollit)

Legjislacioni

Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunën shtëpiake (Konventa e Stambollit)

Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dje dhunën shtëpiake, e njohur më mirë si Konventa e Stambollit, është një traktat i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës shtëpiake, i cili u hap për nënshkrim më 11 maj 2011 në Stamboll, Turqi. Konventa ka për qëllim parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave, dhe dhënien fund mos-ndëshkimit të kryesve.

Shkarko:
AL
EN
MK
(Gjuhët në dispozicion)
Konventa për Eliminimin e Të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave

(ang. CEDAW)

Legjislacioni

Konventa për Eliminimin e Të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave (ang. CEDAW)

Konventa për Eliminimin e Të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave (CEDAW) është një traktat ndërkombëtar i miratuar në vitin 1979 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. E përshkruar si ligji ndërkombëtar i të drejtave të grave, ajo është nisur më 3 shtator 1981 dhe është ratifikuar nga 189 shtete.

Shkarko:
AL
EN
MK
(Gjuhët në dispozicion)
Share This