Thirrje për organizatat e shoqërisë civile: për monitorimin e çështjeve gjyqësore të femicideve dhe dhunës me bazë gjinore
6 shkurt 2023
Qendra AIRE, në bashkëpunim me FemPlatz, fton organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të grave dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) të aplikojnë për grante për Monitorimin e Çështjeve Gjyqësore të Femicideve dhe Dhunës me Bazë Gjinore.
Për të mësuar më shumë rreth projektit, kërkesave të nevojshme dhe për të marrë informacion mbi procesin e aplikimit, ju lutemi klikoni mbi këtë link.
Formulari i aplikimit dhe dokumentacioni i kërkuar duhet të dërgohen në adresën info@airewb.org jo më vonë se më 25 shkurt 2023.
Projekt mbështetet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
![gender-call-for-application-02](https://gcjnetwork.org/wp-content/uploads/CALL-CIVIL-SOCIETY-ORGANISATIONS/gender-call-for-application-02.jpg)