Forumi i dytë gjyqësor për Barazisë Gjinore dhe Ballkanin Perëndimor

2-3 qershor 2023

Day(s)

:

Hour(s)

:

Minute(s)

:

Second(s)

Një ndër temat kryesore të Forumit të këtij viti do të jetë përgjigja efektive gjyqësore ndaj rasteve të femicidit dhe dhunës me bazë gjinore në rajon, pasi gjyqtarët dhe ekspertët e tjerë do të diskutojnë praktikat më të mira në lidhje me hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e këtyre akteve. Për më tepër, Forumi do të ofrojë gjithashtu një mundësi për të eksploruar kuadrin ligjor kombëtar, si dhe standardet ndërkombëtare të barazisë gjinore, siç ato përcaktohen nga dokumentet kryesore ligjore, të tilla si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimi ndaj Grave dhe Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.

““Normat gjinore të imponuara nga shoqëria janë të ndërthurura fort me çdo qelizë të jetës publike dhe private të grave në Ballkanin Perëndimor. Dhuna me bazë gjinore, aksesi i pabarabartë në arsim, diskriminimi në vendin e punës, pjesëmarrja e ulët politike dhe pabarazia për çështjet e pronësisë janë vetëm disa nga simptomat dhe pasojat e dëmshme të pabarazisë së rrënjosur thellë me të cilën përballen gratë e këtij rajoni në jetën e tyre të përditshme. Ballkani Perëndimor ka bërë vërtet hapa fillestarë vendimtarë për trajtimin e këtyre çështjeve, duke miratuar instrumente ndërkombëtare dhe kuadre ligjore kombëtare që ndalojnë diskriminimin dhe dhunën me bazë gjinore, por ende mungon zbatimi efektiv dhe roli i gjyqësorit është vendimtar në këtë drejtim,” tha Biljana Braithwaite, Drejtore e Programit për Ballkanin Perëndimor në Qendrën AIRE.

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se folësit kryesorë këtë vit do të jenë Síofra O’Leary, Presidente e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Alicia Herbert OBE, Drejtore e Zyrës së Komonuelthit për Punët e Jashtme dhe Zhvillimin (FCDO) për Arsimin, Gjininë dhe Barazitë dhe e Dërguara e Posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Barazinë Gjinore. Ne kemi krijuar një program tërheqës që përfshin disa panele, shumë prezantime dhe diskutime. Programin e plotë të aktivitetit mund ta gjeni më poshtë.

Informacion

Data dhe ora:

2 qershor, 2023; 09:30 paradite — 3 qershor, 2023, 01:00 pasdite

Vendi:

Beograd

Regjistrim paraprak:

Vetëm me ftesë

Online:

Nuk është e mundur pjesëmarrja online, videot e aktivitetit do të bëhen të disponueshme pas aktivitetit në Kanalin e Qendrës AIRE në YouTube

Informacion për shtyp:

Deklaratat për shtyp janë planifikuar në orën 09:00, më 2 qershor 2023

Personi i kontaktit me median:

Programi

02 qershor 2023

08.00 – 09.30

Regjistrimi

09.30 – 10.10

10:00 – 10:30

Mirëseardhja dhe Hapja e Forumit

Drejtimi nga: Ognen Janeski

Biljana Braithwaite, Drejtore e Programit për Ballkanin Perëndimor e Qendrës AIRE

Brankica Janković, CKomisionere për Mbrojtjen e Barazisë e Serbisë
Alicia Herbert OBE, Drejtore e Arsimit, Çështjeve Gjinore dhe Barazisë dhe e Dërguara e Posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Barazinë Gjinore, Zyra e Komonuelthit për Punët e Jashtme dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar

10.10 – 10.30

Fjalimi kryesor

Síofra O’Leary, Presidente e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

10.30 – 11.40

Diskutim në Panelin 1: Përgjigjet institucionale ndaj femicidit dhe dhunës me bazë gjinore – detyrimet operacionale sipas neneve 2, 3, 8 dhe 14 të KEDNJ-së

Moderatore: Mirjana Lazarova Trajkovska, Gjyqtare në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut dhe ish-Gjyqtare e GJEDNJ (për Maqedoninë e Veriut)

Ivana Jelić, Gjyqtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Mali i Zi)
Ioannis Ktistakis, Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Greqi)
Robert Spano, ish-President i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Islandë) dhe partner në Gibson Dunn

11.40 – 12.00

Pushim për kafe

12.00 – 13.15

Diskutim në Panelin 2: Detyrimet procedurale për të hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar femicidin dhe dhunën me bazë gjinore sipas neneve 2, 3, 8 dhe 14 të KEDNJ-së

Moderatore:Ledi Bianku, Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës dhe ish-Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (për Shqipërinë)

Erik Wennerström, Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Suedi)
Saadet Yüksel, Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Turqi)
Kateřina Šimáčková, Gjyqtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Republika Çeke)

11:50 – 12:00

Dreka

14.30 – 15.00

Filmi dokumentar “Šejla”

Velibor Čović, Drejtor

Historia e Šejla-s, një vajze që kërkoi mbrojtje dhe nuk e mori atë kurrë. Në vend të duartrokitjeve në teatër, ku ajo performonte, kishte vetëm heshtje. Institucionet nuk reaguan në mënyrën e duhur. Ajo u vra në përpara derës së shtëpisë së saj. Vrasja e saj ngriti në këmbë disa mijëra njerëz, të cilët dhanë një mesazh të qartë nga sheshet e qyteteve malazeze: Mjaft më! Ky film flet për Šejla-n, një nëntëmbëdhjetë vjeçare viktimë e femicidit dhe një nga shembujt e mosfunksionimit, ngadalësisë dhe veprimit të vonuar të sistemit për të ofruar mbrojtje nga dhuna. Filmi i kushtohet të gjitha grave viktima të dhunës.

15.20 – 15.20

Prezantimi i studimit rajonal për femicidin

Kosana Beker, Drejtore e Programit, FemPlatz

15.20 – 15.40

Pushim për kafe

15.40 – 16.50

Diskutim në Panelin 3: Politikat penale në lidhje me femicidin dhe dhunën me bazë gjinore

Moderatore: Kosana Beker, Drejtore e Programit, FemPlatz/span>

Selvete Gërxhaliu Krasniqi, Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
Maja Raičević, Drejtore e Qendrës për të Drejtat e Grave

16.50 – 17.00

Përmbledhja e ditës së 1-rë

Biljana Braithwaite, Drejtore e Programit për Ballkanin Perëndimor e Qendrës AIRE

Speakers

Biljana Braithwaite, Drejtore e Programit për Ballkanin Perëndimor e Qendrës AIRE

Síofra O’Leary, Presidente e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut

Alicia Herbert OBE, Drejtore e Arsimit, Çështjeve Gjinore dhe Barazisë dhe e Dërguara e Posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Barazinë Gjinore, Zyra e Komonuelthit për Punët e Jashtme dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar

Brankica Janković, Komisionere për Mbrojtjen e Barazisë e Serbisë

Mirjana Lazarova Trajkovska, JGjyqtare në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut dhe ish-Gjyqtare e GJEDNJ (për Maqedoninë e Veriut)

Ivana Jelić, Gjyqtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Mali i Zi)

Ioannis Ktistakis, Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Greqi)

Robert Spano, ish-President i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Islandë) dhe partner në Gibson Dunn

Ledi Bianku, JGjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës dhe ish-Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (për Shqipërinë)

Erik Wennerström, Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Suedi)

Saadet Yüksel, Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Turqi)

Kateřina Šimáčková, Gjyqtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Republika Çeke)

Selvete Gërxhaliu Krasniqi, JGjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Velibor Čović, Drejtor i Filmit Dokumentar “Šejla”

Kosana Beker, Drejtore e Programit, FemPlatz

Maja Raičević, Drejtore e Qendrës për të Drejtat e Grave

Sabina Đapo, Menaxhere Projekti e Projektit Barazia dhe Lufta kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Femicideve në Ballkanin Perëndimor

Ivana Krstić, Profesor në Fakultetin Juridik, Universiteti i Beogradit

Share This