Robert Spano
Ish-Kryetar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Jam krenar që jam Kryetar i Bordit të Patronëve të Rrjetit GCJ. Diskriminimi i bazuar në gjini, në cilëndo formë, e veçanërisht kundër grave, duhet të luftohet me çdo kusht. Unë ia kam kushtuar karrierën time, përfshirë 9 vitet e fundit si Gjyqtar e më pas Kryetar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sigurimit të barazisë së burrave dhe grave si e drejtë themelore e njeriut. Gjyqtarët janë në vijën e parë të frontit në këtë betejë, sidomos në këtë rajon. Burrat dhe gratë duhet të luajnë rolin e vet me fuqi të barabartë. Mezi pres të luaj rolin tim dhe t’i jap Rrjetit mbështetjen time të plotë.