Ivana Jelić
Zëvendës Presidente e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Ivana Jelić, Zëvendës Presidente e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është gjyqtare e
zgjedhur në vitin 2018 për Malin e Zi dhe personi i parë nga Ballkani Perëndimor që mban këtë pozicion të lartë. Ajo është anëtare e Komisionit të Shkencave Ligjore të Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve që nga viti 2015. Është anëtare e Senatit të Shoqatës së Avokatëve Malazezë që nga viti 2018. Para se t’i bashkohej Gjykatës, ajo ka qenë Profesoreshë e Asociuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi. Ka shërbyer si Zv/Kryetare dhe anëtare e Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (2015-2018). Gjithashtu, ka qenë eksperte e pavarur në organe të ndryshme të Këshillit të Evropës (2007-2018), mes të tjerash, si Raportuese për Çështje Gjinore dhe Zv/Kryetare e dytë e Komitetit Këshillues për Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (2012-2016). Ajo ka studiuar juridik në Universitetin e Malit të Zi, Universitetin e Beogradit, Shkollën Juridike të Berkley dhe Shkollën Juridike të Nju Jorkut si përfituese e bursave JFDP. Ajo mban gradën LL.M. (2004) dhe Doktoraturë (2007) në të drejtën publike ndërkombëtare, nga Shkolla Juridike e Beogradit, në Universitetin e Beogradit, Serbi.
Paralelisht me punën e saj në Universitet dhe në Gjykatë, Gjyqtarja Jelić ka qenë Profesoreshë Vizituese e Dalluar (2016-2017), dhe Profesoreshë Vizituese në Institutin Europa të Universitetit të Saarland, që nga viti 2019. Ajo është në Bordin Këshillues të Revistës Ligjore të Izraelit dhe Editore Këshilltare në Librin e Përvitshëm të Ballkanit për të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare. Ajo ka shumë publikime në revista akademike dhe monografi në lidhje me mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave themelore sipas KEDNj-së dhe ICCPR-së, shtetin e së drejtës, barazinë gjinore dhe të drejtat e pakicave.